Taksia e Rudina Dembacaj, aktores së humorit e cila moderon emisionin “Mos i fol shoferit”, udhëtoi drejt Kukësit. Pasagjerja speciale këtë herë ishte ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Duke komentuar listat e kandidatëve të PD-së, Kodheli thotë: “Jozefina dhe Majlinda duhej të ishin në listë”.
“Nuk është çështje gjynahu por çështje parimi. Nuk shikoj asnjë arsye, të asnjë natyre, logjike, politike morale, sociale, racionale që më bën të besoj se nuk duhej të ishte Jozefina në listën e PD”- shprehet Kodheli.
Zonja Kodheli është e para në listën e kandidatëve në Kukës dhe e parandjente që as këtë herë nuk do të ishte kandidate në Tiranë.
“Tashmë jam mësuar që kandidimi në Tiranë është gjëja e fundit që mund të dëgjoj nga vendimmarrja e kryesisë apo e kryetarit. Por është ok. Mendoj se Tirana ka shumë përkujdes, për faktin se e drejton Erioni”- tha Kodheli.