Banorët e fshatit Fishtë të Lezhës, falë bujarisë e humanizmit të tyre kanë arritur t’i ngrenë shtëpinë një familje të varfër në këtë zonë.
Për ndërtimin e banesës së re, falë kontributit të shumë banorëve të fshatit u dhuruan 20 000$.
Kryefamiljari Tonin Zefi nuk e kishte menduar asnjëherë se një ditë familja e tij do të jetonte në një shtëpi të re.