Sot është data 1 qershor, dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e botës dhe aktivitete të shumta iu kushtohen vetëm atyre. Por në fakt një realitet të ngjashëm nuk e shohim për të gjithë fëmijët në Shqipëri.
Gazetari Edi Oga ka postuar në profilin e tij në Facebook një foto të një fëmije në gjendje të mjeruar i cili ndodhet në një nga furrat e bukës në Tiranë. Sot është një qershori edhe ky fëmijë (padyshim jo i vetmi) ndryshe nga fëmijët e tjerë, nuk tërhiqet as nga aktivitetet e shumta që organizohen, as nga ndonjë lodër, as nga ndonjë veshje.
Atë e tërheq për hunde aroma e bukës në furrë, e asaj bukës që nuk e hëngri dot mbrëmë, por beson në bujarinë e të zotit të dyqanit, dhe do ta hajë pas pak.
Oga shkruan se sonte në darkë do t’u blej fëmijëve dhurata për festën e tyre dhe do t’ju tregoj dhe shpjegoj këtë foto.
Në fakt 1 Qershori duhet të jetë një ditë sensibilizimi për të gjithë. Të gjithë duhet t’ja shpjegojmë dikujt realitetin e mjerushëm ku jetojnë mijëra fëmijë shqiptarë. Të gjithë duhet të ngrejmë zerin për të ndalur abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur. Shumë fëmijë ende shfrytëzohen nëpër rrugët e Tiranës për të lypur, në një kohë që duhet të ishin nëpër bankat e shkollave.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10211835608716983&set=a.10200583220294305.1073741825.1573093084&type=3&theater