Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mënjgesin e sotëm në Borsh të Himarës ku një shtetas ka vrarë me armë gjahu një 79 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjien e quajtur “Shkallë” ku viktima banonte.
Nga të dhënat e para mësohet se shtetasi Sokrat Xhuveli, 57 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në banesën e shtetasit H.Brahimaj, 79 vjeç dhe e ka qëlluar me armë gjahu çifte këtë të fundit duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Policia ka kapur menjëherë autorin dhe po bën shoqërimin e tij të menjëhershëm drejt ambienteve të policisë së Himarës për veprimet e mëtejshme.