“Kavaja e din mir cfar hoqi nga PD dhe LSI vetem maskaradhiqe ke me te ndryshemet, kjo e ka vertetu vet se 25 vjet vem vodhen kavajen”, kjo gjuha me të cilën na flet kandidati socialist për Bashkinë e Kavajës.
Me anë të një postimi në Facebook, kandidati i majtë ka bërë një postim qesharak, tallës, duke mos i dhënë rëndësi fare përmbajtjes dhe drejtshkrimit.
Pas këtij statusi, Dorjan Murati, u sulmua nga ndjekës të tij në facebook, të cilët e quajtën analfabet e injorant, që as nuk skuqet nga anaflabetizmi i tij.
Por kandidati është shfajësuar: Kisha emocione, turpi për të gjallët është. Ai ka ndryshuar edhe foton e profilit.