Deputeti i PD, Flamur Noka dhe deputeti i LSI, Luan Rama, si anëtarë të Komisionit të posaçëm për Vettingun, kanë ngritur akuza mbi Avokatin e Popullit në largim, Igli Totozani.
Sipas tyre, me listën e kandidatëve për organet e Vettingut, ai ka zbatuar 2 standarde.
“Avokati i popullit zbatoi 2 standarde. Kandidatët për komisionet e Vettingut ishin në një listë politike. Listat e Ramës për të bërë Vettingun janë të papranueshme. PD kërkon të bëhet transparencë me qytetarët. Në listë juristë të fabrikave të këpucëve, avokatë që nuk kanë mbrojtur asnjë çështje. Listat e kualifikuara nga avokati i popullit e Rama, pa vlerë. Në lista ka edhe prokurorë e gjyqtarë të PS”- u shpreh Noka.
“Emrat e miratuar nga ONM, të njëjtat kritere me të skualifikuarit. Procesi i përzgjedhjes kishte mangësi”-tha Rama.