Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme një person të shpallur në kërkim në muajin prill.
Bëhet me dije se shtetasi Astrit Miftari, 63 vjeç u arrestua për kultivim të lëndëve narkotike.
“Më datë 29 prill të këtij viti, gjatë kontrollit të ushtruar në një apartament në lagjen “1 Maji”, shërbimet kanë konstatuar në garazhin e këtij objekti një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llampave elektrike, një mjet lundrues “Gomone”, si dhe sasi bimore narkotike, bazë materiale të ndryshme etj”, ka sqaruar policia.