Kristaq Kiço është kryetar i një partie me emrin MEGA ka marrë plot 2600 vota në zgjedhje, kur ka hyrë në garë, por prapë këmbëngul dhe hyn në zgjedhje. Ka plotësuar listën me 140 kandidatë në zgjedhjet e 25 qershorit. Do thoni ju ku i gjeti 140 kandidatë. Po gjithë robt’ e shpisë së atyre njerëzve që janë rreth Kiços dhe ia ka dalë të shkojë në KQZ me një listë prej 140 kandidatësh për deputetë.
Ndërsa PD nuk mundi dot ta çonte në 140 numrin e kandidatëve për deputet. Thua të mos kenë këta rob’ shpie që janë gati të vënë emrin në listë qoftë edhe për të mbajtur “nderin” e kryetarit…? Zor se s’kanë… se patën rob’ shpie me hartu listat e partën rob’ shpie me fut në listat e kandidatëve fitues… tani pse mos gjejnë ca rob’ shpie për të plotësuar kriteret ligjore të plotësimit të listës me 140 kandidatë për deputetë…, ndoshta këtë janë duke bërë se lista sa vjen e shkurtohet. Orë pas ore ka zëra për ikje të tjera nga lista…, por besohet me të njëjtin ritëm do të shtohen robt’ e shpisë.