Një 25-vjeçar humbi jetën në spitalin e Lushnjes pasi u përfshi në një aksident rrugor. Viktima L.S., banues në fshatin Kryekuq të Divjakës po udhëtonte si pasagjer në një motoçikletë, kur u përplas nga një mjet tip “Benz”, me targa AA 634 BE.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:35 të mbrëmjes në fshatin Mizë. Nga aksidenti mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M. 32 vjeç, banues në fshatin Kryekuq.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin A.P. dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.