“Artisti, si Zoti i krijimit, mbetet brenda ose pas apo përtej a mbi veprën e tij, i padukshëm, i përsosur jashtë ekzistencës, indiferent, duke shkurtuar thonjtë e tij”.
Botuar së pari në formë serie mes vitit 1914 dhe 1915–ës, “Portreti i Artistit në Rimi” është romani që e vendosi Joyce-in si një prej talenteve letrarë më inovativë të shekullit të njëzetë.
Portreti gjurmon zhvillimin e Stephen Dedalus–it nga fëmijëria, përmes adoleshencës, drejt vrullit të parë të burrërisë. Me kohën, ai gradualisht nis të rebelohet kundër edukimit të devotshëm katolik – duke vënë në pikëpyetje vlerat e familjes së tij, kishës, historisë dhe atdheut. Interesi i Stephen-it në art dhe letërsi, intensifikohet ndërsa ai lufton të dalë në termat me veten e tij të rritur. Kjo, sidoqoftë, nuk është një histori e zakonshme e rritjes. Gjuha e përdorur për çdo fazë të narracionit është e manipuluar mjeshtërisht në mënyrë që të pasqyrojë moshën e Stephen-it dhe pjekurinë intelektuale. Portreti nis me “lopaaaa” dhe mbyllet me Stephen-in që shpreh dëshirën e tij për të “ farkëtuar në kovaçhanën e shpirtit tim ndërgjegjen e pakrijuar të racës sime”, Portreti mbetet një vepër e shpikjes befasuese dhe pasurisë imagjinuese, në të cilin Joyce-i nis të mprehë teknikën e tij revolucionare “përroi i ndërgjegjes” . Është vepra në të cilën vula e shkrimit të Joyce-it është vendosur vërtet: Humori i gjerë seksual, fantazitë blasfemuese, loja erudite me fjalën, çrrënjosja e njëkohshme dhe ekspozimi i personaliteti autorial, kompleksi i pafundmë i marrëdhënies tërhiq-shtyj me Irlandën dhe irlandizmin. Te Portreti, Joyce-i ripërcakton njëherazi veten dhe parametrat e shkrimit moderne.
Portreti i Artistit në Rini
James Joyce
Jeta| l. 1882 (Irlandë), v. 1941
Botimi i parë| 1916
Botuar nga| B. W. Huebsch (Nju Jork)
Serializimi i parë| 1914–1915, te “ The Egoist” (Londër)