Drejtori i shkollës së mesme “Babë Dudë Karbunara” në Berat ka mohuar akuzat e dy nxënësve të tij për ngacmim seksual.
Në marrjen në pyetje nga policia mësohet se drejtori Yzedin Hajdaraj, 59 vjeç ka mohuar kategorikisht akuzat e ngritura duke i quajtur shpifje të ulëta. Ai është shprehur se ka kaluar një jetë të tërë në sistemin arsimor duke shërbyer si mësues në shumë shkolla të rrethit të Beratit dhe kurrë nuk ka pasur asnjë ankesë ndaj tij.
Dy nxënëset e vitit të dytë, emrat e të cilave nuk bëhen të ditura, kishin shkuar në zyrën e drejtorit për të biseduar për një provim që nuk e kishin kryer, pra e kishin të mbartur në lëndën e matematikës.
Drejtori i shkollës jep edhe lëndën e gjeografise dhe mesuesi u kishte dhënë mundësinë dy nxënëseve që të jepnin provimin e fundit që nuk e kishin kryer ende. Këtu ato pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga drejtori. Më pas ato kanë vënë në dijeni prindërit në lidhje me situatën, dhe menjëherë kanë bërë edhe kallëzim në Polici.
Ngacmoi seksualisht dy nxënëse në zyrë/ Arrestohet drejtori i shkollës së mesme në Berat