Marrëveshja/ Idrizi: Rama-Basha monopolizuan politikën, janë oligarkët e saj – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja/ Idrizi: Rama-Basha monopolizuan politikën, janë oligarkët e saj

08:57 | 26/05/2017
në Uncategorized
0

“ I pata thënë Mediut, hyjnë ata brenda e do na nxjerrin ne jashtë. I thash të mos largoheshim, të ishim të gjithë në tryezë, por rezultati ishte ai që pamë, ne u larguam dhe pastaj doli tymi i bardhë për marrvëshjen. Është bërë një marrëveshje që është në kundërshtim me kodin”

“Të dyja palët kishin një dëshirë antagoniste të shpëtonin shqiptarët nga njëra-tjetra, pastaj një ditë të bukur përfunduan bashkë”, tha Idrizi për marrëveshjen Rama-Basha. I ftuar në Arena në Ora News, Idrizi tha  se janë dy partitë dhe dy liderët e tyre që nuk lanë asnjë akuzë pa lëshuar ndaj njëri-tjetri, janë dy partitë që kanë mbajtur peng Shqipërinë në konflikte permanente dhe tani na ofrohen si zgjidhja duke monopolizuar gjithçka e duke bashkëqeverisur një muaj para zgjedhjeve. Është rast që do të mbetet unik në historinë e politikës, thotë Idrizi duke theksuar se: Dhe sot, demokracia jonë duhet të jetë shumë e gëzuar me të drejtë se do të hyjmë të gjithë në zgjedhje dhe nga ana tjetër, me vendim qeverie, sepse janë të dyja në qeveri rrëzojnë edhe Kodin Zgjedhor, nuk pranojnë që të krijohen koalicionet dhe nga krahu tjetër monopolizojnë një oligarki politike.

Nuk besoj që është në interesin publik që partitë në 27 vjet në mënyrë ciklike kanë zëvendësuar njëra-tjetrën, që sot që ka nevojë më shumë se kurrë për forca të reja politike apo për të qenë qytetarët ata që vendosin për mazhoranca dhe opozita. Imagjinoni, që në muajin e fushatës zgjedhore bëhet një qeveri e të dy palëve që janë në garë. Kjo nuk ka ndodhur dhe as nuk ka për të ndodhur. Do të hyjë në analet e historive politike si rast për tu studiuar.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ne nuk jemi këtu për humorin e dikujt, apo për ëndrrat apo kërkesat e dikujt. Kjo marrëveshje ka një të mirë të madhe pasi mund ta nxirrnin vendin jashtë shinave të Kushtetutës. Gjuha e PD-së, kanabizim, kriminalizim, qeveri pa Ramën,  Republika e Re dhe asnjëherë nuk e kuptova kush është përmbajtja. Mu kujtua parulla e 2005 “Mbro të ardhmen”.

Të dyja palët kishin një dëshirë antagoniste të shpëtonin shqiptarët nga njëra-tjetra, pastaj një ditë të bukur përfunduan bashkë. Dhe sot, demokracia jonë duhet të jetë shumë e gëzuar me të drejtë se do të hyjmë të gjithë në zgjedhje dhe nga ana tjetër, me vendim qeverie, sepse janë të dyja në qeveri rrëzojnë edhe Kodin Zgjedhor, nuk pranojnë që të krijohen koalicionet dhe nga krahu tjetër monopolizojnë një oligarki politike”, tha Idrizi.

I pata thënë Mediut, hyjnë ata brenda e do na nxjerrin ne jashtë

“I thashë Mediut u futën brenda ata dhe do na nxjerrin neve jashtë”, kështu e nis rrëfimin e tij për natën e  marrëveshjes mes Ramës e Bashës, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Ai ka komentuar marrëveshjen Rama-Basha, duke e cilësuar atë në kundërshtim me kodin zgjedhor.  Idrizi foli për detaje të natës së marrëveshjes, qysh tek ftesa e Mediut për tryezën e dialogut e deri tek takimi kokë më kokë Rama-Basha. “Jam kontaktuar fillimisht nga zt.Mediu për të thirrur këtë tryezë dhe i thashë nuk kam ndonjë interes. Po u mblodhët vij. I kujtoj faktin se edhe kur zt.Rama ishte në opozitë, unë jam takuar me të. Ka qenë rasti për Presidenti. Nga natyra jam i hapur që në çdo tryezë të jem prezent”, tha Idrizi.I ngacmuar nga drejtuesi i emsionit për batutat e lëshuara kohët e fundit për “dashurinë” e madhe që ka pllakosur mes dy liderëve kundërshtarë, Idrizi u shpreh: Romeo dhe Zhulieta u bënë dy të tjerë dhe jo unë, pyesni ata.

Idrizi foli për detaje të ditë së marrëveshjes, të cilën e cilëson antikushtetuese dhe tinzare, veçanërisht në momentin e ndryshimit të afatit për koalicionet. “ Ishte iniciativë nga zt.Duka dhe zt.Mediu. Më ka ardhur një email për të bërë një përpjekje të fundit për të gjetur një modalitet për krizën. Zt.Basha fillimisht prezantoi gjithë rrjedhën se si kishin ardhur ngjarjet deri aty. Erdhi si një përpjekje e fundit nga zv/ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, për të cilën sipas Bashës ishte dhënë një afat 24 orë. Ditën e marrëveshjes i kam thënë Mediut u futën ata brënda, do na nxjerrin në jashtë. I thash të mos largoheshim, të ishim të gjithë në tryezë, por rezultati ishte ai që pamë, ne u larguam dhe nga mediat doli tymi i bardhë për marrveshjen. Është bërë një marrëveshje që është në kundërshtim me kodin. Në 4 maj ishte afati i koalicionit dhe ne na thanë që afati i koalicionit është shtyr për një moment tjetër”, tha Idrizi.

Nuk bëjmë aleancë me askënd, jemi në korsinë tonë

PDIU nuk do bëjë aleancë me askënd thotë kreu i kësaj pyetje. Idrizi tha se nuk ka pasur asnjë komunikim me Ramën, Bashën apo Metën pas marrëveshjes.

“Pas marrëveshjes nuk kam komunikim as me Ramën, as me Bashën, as me Metën. Jemi në korsinë tonë. Basha dhe Rama e përshëndetën paktin e PDIU-së. Basha e përshëndeti nga çadra. Tani, e përshëndetën dhe nuk e lexuan, nuk e di. E dyta, i propozuam PS-së që të mblidhte tryezen parlamentare. Pse nuk u bën takimet tona para publikut, dhe takimi i Bashës me Ramën? Duhet të mbështesim interesat publik. Ne garojmë në korsinë tonë, të ikim nga ato koalicione që i kemi dhënë llogari, mos i japim më llogari askujt.

Idrizi ka një përgjigje edhe për një aleancë të mundshme me LSI-në: Për shkak të profilit të partisë sonë, unë nuk marr dot përsipër dhe nuk më dëgjon kush, ti them antarëve të PIDU-së të votoni për partinë tjetër kur kemi luftuar për kauza të tjera”, tha Idrizi.

Marrëveshja e shkelur nga Rama dhe një batutë për tregun çam e tregun kinez

Idrizi foli edhe për marrëveshjene shkelur nga ana e Ramës prej kohës kur PDIU hyri në koalcion me PS-në. “Ne kemi pas një marrëveshje me PS e cila në 3 vjet është plotësuar vetëm  1%. P.sh ne hymë bashkë në zgjedhjet lokale, në Sarandë, ishim bashkë dhe PDIU nuk ka asnjë të punësuar në administratë, gjithashtu as në Vlorë, as në Durrës.

Kur PDIU merrte ndonjë, e hapnin dhe thonin ja po e ben për tja dhën atyre. Nqs PDIU do shihte realizimin e marrëveshjes me PS-ën do iknim me kohë nga koalicioni. Nqs sheh përfshirjen tonë në qeveri eshtë shumë minoritare. Në bashkinë e Dibrës ka poporcion tjetëer, sepse nuk ndohën në ngjarje normale. PDIU nuk kishte dhënë fjalën që do futej në zgjedhje, por mbështetëm kandidatin e PS-së dhe nqs shohim rezultatet e Dibrës PDIU kishte mbi 2 mije e ca vota. Dy ose tre vota më pak se LSI. Ne i ndenjëm korrekt aleancës që kishim.

Në gjithë këtë që po flasim nuk është faji ynë, nuk i tham në LSI-së merr ose jo rol në Dibër. Shprehjet “Çamt e Dibrës”, “tregu çam”, sigmatizim që duhet eleminuar. Dhe padyshim që ndihemi keq dhe është e turpshme ta përdorim.

Kemi qënë një komunitet që jemi vrarë e jemi prerë vetëm se ishim shqiptar dhe besonim në Zot. Unë jam lindur dhe rritur në Tiranë, dhe imagjinoni që dikush na intimidon me shprehje të tilla, është turp.

Këta të “tregut çam” e kishin shum problem këtë gjë? E ka përdorur dhe kolegia ime këtë shprehje ku tha: këta të “tregut kinez” bënë punë më të mire?”

Idrizi gjithashtu  propozon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për shkak siç tha ai se vende të tjera në rajon por armatosen fuqimisht si Greqia dhe Serbia.

Ne kemi kërkuar, ose është pjesë e programit që të kthehet shërbimi ushtarak në Shqipëri vetëm një muaj. Jam i bindur që ne nuk mund të rrimë dot. Po e shohim çfarë ndodhë në rajon dhe ne nuk mund të rrimë pa u përgatitur qoftë edhe për një muaj zborr.

Le të humb vota. Do të ikin një muaj nga llotot dhe do të merren me shërbimin ushtarak jo vetëm që nuk u bën keq, por do të jetë si tip palestre.

Ne jemi vend i NATO-s, por ndërkohë shohim pllakat tektonike të Ballkanit. Vend i NATO-s është edhe Greqia dhe ju shihni një armatosje të jashtëzakonshme dhe Serbia gjithashtu. Ne nuk mund të rrimë, – tha Idrizi.

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Tiranë, humb jetën 30 vjeçarja, hidhet nga kati i pestë i pallatit

Tiranë, humb jetën 30 vjeçarja, hidhet nga kati i pestë i pallatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com