“Ne nuk mund të fshihemi prapa mureve”, ka deklaruar ish-presidenti amerikan Barack Obama Obama, përpara dhjetëra mijëra njerëzve të mbledhur në Berlin.
Ky ishte fjalimi i parë i Obamës në Europë që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë.promovuara nga të dy liderët.
Obama tha para turmës se, “ne duhet t’i kundërshtojmë ato tendenca që shkelin të drejtat e njeriut, shtypin demokracinë, ose kufizojnë liritë individuale”.
Lidhur me krizën e refugjatëve Obama tha se, shtetet e kanë për detyrë të ndihmojnë njerëzit në nevojë, por gjithashtu t’i bëjnë të qartë popullsive përkatëse natyrën ndërlidhëse të botës.
“Nëse në këto vende ka trazira, nëse ka keqqeverisje, luftë apo varfëri, në botën ku jetojmë, ne nuk mund ta izolojmë vetëveten. Nuk mund të fshihemi prapa mureve”, u shpreh ai.