“La Gazzetta dello Sport” ka njoftuar se futbollisiti i Realit, Alvaro Morata ka pranuar ofertën e Milanit dhe me shumë mundësi, sezonin e ardhshëm ai do të luajë me kuqezinjtë.
Morata ka rënë dakord me pagën prej 7.5 milionë eurosh në sezon që i është ofruar dhe tashmë mbetet që Milani të bëjë ofertën e duhur edhe për Realin. Mendohet se klubi milanez është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për Moratën.
Nëse realizohet ky transferim, Morata do të jetë blerja e parë e madhe e pronarëve të rinj kinezë, që kanë marrë në dorë Milanin në mes të muajit prill.