Pas ngjarjeve të ditëve të fundit, Chelsea ka anulluar festën për titullin kampion.
Të dielën ishte caktuar festa në qytet ku futbollistët do parakalonin me autobuzin e hapur ashtu siç është bërë traditë vitet e fundit.
Me anë të një postimi në faqen e tyre në internet Chelsea ka shkruar se festa do anulohet.
“Në dritën e këtyre ngjarjeve tragjike ne mendojmë se është e papërshtatshme të vazhdojmë me paradën e fitores në Londër të dielën. Duke pasur parasysh kërcënimin e rritur të sigurisë dhe duke pranuar se kjo është një situatë në zhvillim, ne kemi vendosur që të anulojmë festën.
Ne besojmë fuqimisht, në interes të të gjithëve, se ky është vendimi i duhur. Ne jemi të sigurt se tifozët tanë do ta kuptojnë për këtë vendim. Ne e dimë se shërbimet emergjente do të ishin aq profesionale sa kurrë, por nuk do të donim të merrnim këtë rrezik.
Për më tepër, si një shenjë respekti, lojtarët tanë do të mbajnë shiritat e zi në finalen e Kupës FA të shtunën kundër Arsenalit. Chelsea Football Club do të bëjë një donacion në mbështetje për familjarët e viktimave e këtij sulmi të tmerrshëm”, thuhet në reagimin zyrtar të Chelsea-s.