Zëvendës kryeministrja e re Ledina Mandija ka thirrur sot në takim tre ministrat e LSI-së, Klajda Gjoshën, Sokol Dervishajn dhe Lefter Kokën.
Sipas burimeve, takimi ka qënë prezantues, me prani edhe të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Mësohet se Mandija ka kërkuar nga ministrat në fjalë, që të tregohet maturi dhe administrata të mos përdoret për fushatën zgjedhore.