Komisioni i Ligjeve miratoi kandidaturat për kryetarë dhe anëtar të KQZ-së. Pas mbledhjes Klement Zguri theksoi se përpara ka një sfidë që e pret.
“ Unanim! Aty ishte diçka shumë mirëkuptuese. U mbështet kandidatura në fjalë dhe do të kemi një votim formal. Ky post është sfidë ,vlerësim dhe përgjegjësi. Kam 20 vjet pjesë e KQZ-së. Është një punë që nuk bëhet individualisht është ekipi ai që ia del. Kërkojmë edhe mbështetjen e gjithë faktorëve të tjerë”,- u shpreh ai.
I pyetur se si di t’ja dalë në KQZ, duke qënë se nuk ka shumicën, Zguri tha: “Të mos bëhemi pesimistë, vendimet do jenë në zbatim të ligjit”.