Ka nisur mbledhja e Komisionit të ligjeve për konfirmimin e kandidaturave për kryetar dhe anëtarë të KQZ, që më pas do t’i çohen Kuvendit për votim.
Përfaqësuesi i LSI, Luan Rama ka kërkuar CV-në e kandidatëve. Kryetari i komisionit ka akorduar 5 minuta pushim sa të fotokopjohen.
Kandidat për kryetar të KQZ-së janë Klement Zguri dhe Arben Braçe; ndërsa kandidatë për anëtar janë Denar Biba dhe Brunilda Radohiti.