Rreshje intensive të shiut që ranë paraditen e sotme ka shkakuar probleme të shumta në qytetin bregdetar të Durrësit.
Probleme më të theksuara janë në rrugën “Aleksandër Goga”, shëtitoren “Taulantia”, në zonën rreth stadiumit, në rrugën buzë detit, ndërsa kanë shpërthyer ujërat e zeza te Stacioni i trenit.