Policia e Shkodrës ka arrestuar një 25 vjeçar të shpallur në kërkim për trafik droge.
Në finalizim të operacionit të koduar “Forest 2” në pranga ka rënë shtetasi Florian Hysaj, 25 vjeç, banues në fshatin Lepushë, Malësi e Madhe.
Ky shtetas u ndalua me urdhër të prokurorisë që mban datën 8 maj 2017 pasi ka braktisur automjetin me të cilin lëvizte dhe është aratisur në aksin rrugor Hot – Tamarë, në fshatin Rapsh, sapo ka parë punonjësit e policisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga patrulla e policisë në automjetin tip Benz, me targa AA 476 MJ, në bagazhin e tij u gjenden: 7 thasë, në total me një sasi prej 76.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë.