Bashkia e Tiranës nderon me titullin “simboli i qytetit të Tiranës”, legjendën e Partizanit, Panajot Pano, tashmë i ndarë nga jeta prej disa vitesh.
Nëpërmjet një ceremonie në Bashkinë e Tiranës, kyebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka dorëzuar familjarëve të “Legjendës Pano”, të birit Ledjo dhe bashkëshortes Rebeka këtë titull.
“Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar për zhvillimin e sportit në vendin tonë dhe njohjes së tij edhe në aktivitetet ndërkombëtare e botërore. Në respekt të vlerave që i përcolli brezave dhe pasionit që ngjalli dhe rriti për futbollin”, citon klubi i Partizanit.