“Paketa McAllister është e plotë dhe jep zgjidhje, shpresojmë që dy liderët të qëndrojnë në lartësinë e përgjegjësive që kanë për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë për të votuar”
Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka shprehur optimizëm për zgjidhjen e krizës sapo ka dalë nga tryeza e partive parlamentare e thirrur për zgjidhjen e krizës politike. Idrizi tha se takimi kokë më kokë i Bashës dhe Ramës është një zhvillim shumë pozitiv dhe ishte kërkuar nga të gjitha partitë në tryezë. Në deklaratën e tij pas pjesëmarrjes në tryezë, Idrizi tha se pati një diskutim seriozi rreth paketës McAllister, e cila sipas tij është e plotë dhe i jep zgjidhje krizës. Idrizi tha se paketa përmban edhe datën 16 korrik si të mundshme për të zhvilluar zgjedhjet duke theksuar se është një datë e favorshëm për të gjithë.
“Pati një diskutim serioz nga të gjitha palët politike në tryezë. Paketa McAllister është e plotë dhe jep zgjidhje. Në atë paketë ka një datë zgjedhjesh në paketën McAllister dhe është data 16. Pati një kundërpropozim nga zoti Rama e cila gjtihsesi i jep një mundësi opozitës. Besoj shumë se zoti Basha dhe zoti Rama do të jenë në lartësinë e përgjegjësisë që kanë, në mënyrë që ti japim shqiptarëve mundësinë që të votojnë. Është shumë më mirë që po takohen. Nga të gjitha qëndrimet që u mbajtën në tryezë u kërkua një takim kokë më kokë Rama-Basha. Ndaj dhe jemi me shpresë në pritje të një zgjidhje”, tha Idrizi.