“Të gjitha rrugët të çojnë te Valverde”, ky është titullit i shkrimit nga “Marca”.
E përditshmja madrilene “Marca” ka bërë publik lajmin se Barcelona ka zgjedhur trajnerin e ri por emrin e tij nuk e bën publik për respekt të Luis Enriques, por zbulon se trajneri aktual i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverdes do të marrë drejtimin e Barcelonës.
Emri i Valverdes do të zyrtarizohet menjëherë pas finales në Copa del Rey kundër Alavesit e cila do të luhet më 27 maj, ndërsa më pas skuadra katalanase merr pushimet.