Policia kufitare ka bërë të mundur ndalimin e një kamioni i cili po transportonte droge, në vendin e quajtur Kallpaq, në aksin Kakavijë-Janinë.
Sipas të dhënave mësohet se në kamion u gjetën 8 çanta me 196 pako me 207 kg 190 gram marijuane. Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe 280 euro dhe 2 aparate celularë.
Bëhet me dije se kamioni ishte në pronësi të një kompanie shqiptare transporti. Menjëherë policia ka vënë në pranga shoferin shqiptar 42-vjeç.