Pas takimit të dytë me aleatët, kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një tjetër takim të dytë me ish kryeministrin Berisha. Ky takim i dytë mësohet se po zhvillohet me dyer të myllura në zyrën e ish liderit të PD-së, Sali Berisha.
Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se deri në mbrëmje PD-ja dhe aleatët e saj do të kthejnë një përgjigje për ofertën e zyrtarit të lartë amerikan Yee.
Zyrtari i Lartë i DASH-it theksoi dje se është e drejta e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por sipas tij, një vendim i tillë do të dëmtonte demokracinë e vendit. Sipas zv.ndihmëssekretarit të Shtetit, zgjedhjet do të njihen nga SHBA-të edhe në rast se opozita nuk pranon të hyjë në to.