Policia e Vlorës ka sekuestruar këtë të premte një gomone 10 metra e gjatë në një magazinë në pyllin e Sodës në Vlorë.
Policia bën me dije se pas mbikëqyrjes paraprake ka rezultuar se gomonia ishte modifikuar për t’u përdorur për transport narkotikësh.
Blut kanë nisur kontrollet në zonën përreth ku u gjet gomonia, për të verifikuar nëse pranë ka sasi të grumbulluara narkotikësh, në veçanti kanabisi.