Presidenti në largim i Shqipërisë Bujar Nishani u nderua sot me titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”.
Gjatë ceremonisë së mbajtur në Gjilan, Nishani falënderoi kreun e komunës Lutfi Haziri që dorëzoi titullin e lartë, duke e konsideruar ceremoninë një moment të paharrueshëm.
“Falënderoj kryetarin e komunës Lufti Hazirin për lidershipin e veçantë dhe për vizionin e një burrë shteti, jam i bindur se qenia në këtë pozicion dhe mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve politikë, të këtij qyteti, të kësaj zone, tregojnë më së miri këtë dimension të një maturie të kulturës politike”, theksoi Nishani.
Nishani kërkoi që klasa politike e vendit tonë të mësojë nga këto modele që sipas tij kanë në themel interesat e qytetarëve. Ai tha se tek dija, emancipimi dhe civilizimi qëndron bazamenti i përparimit dhe prosperitetit të çdo kombi dhe çdo populli.