Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj ka takuar tre ambasadorët Donad Lu, Romana Vlahutin dhe Bernd Borchardt. Takimi është zhvilluar në zyrën e ministrit të Brendshëm.
Në fokus të diskutimit mes Xhafajt dhe tre ambasadorëve mendohet se është situata politike, por edhe protesta e opozitës në 13 maj. Kohët e fundit ndërkombëtarët janë angazhuar maksimalisht për zgjidhjen e ngërçit politike.