Policia e Vlorës ka arrestuar një person si dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë pasi u janë sekuestruar 62 kilogramë kanabis.
Policia sqaron së pas kontrollit të ushtruar në stanit e shtetasit T.A në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë është konstatuar dhe sekuestruar 62 kg lënëdë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike ishte e vendosur në 3 bidona plastikë, të fshehura në territorit e këtij stani. Në lidhje me këtë ngjarje, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të pronarit të stanit T.A., 74 vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim dy djemtë e tij P. A., 43 vjeç dhe B. A., 43 vjeç.
Materialet iu referuan Prokurorisë ndërkohë po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.