Pas takimit me Presidentin Bujar Nishani dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta, delegacioni kongresit amerikan pritet të zhvillojë një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha.
Takimi me liderin e opozitës është parashikuar në orën 17:00 në selin e PD.
Vizita e delegacionit të kongresit amerikan vjen pas bojkotit të opozitës në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Pavarësisht negociatave të zhvilluara javën e kaluar, palët politike nuk kanë mundur të gjejnë zgjidhje për krizën politike.