Delegacioni i Kongresit Amerikan i kryesuar nga Bob Goodlatte është takuar me Presidentin e sapozgjedhur, Ilir Meta dhe nënkryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Shpëtim Idrizi për të disktuar për krizën politike në Shqipëri.
Mësohet që është diskutuar gjithashtu avancimin e reformës zgjedhore, zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë, rritjen e buxhetit në fushën e mbrotjes në kuadër të NATO-s dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe kredencialeve demokratike të Shqipërisë.
Goodlatte ka uruar Metën për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës dhe ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve.