Në historinë e zgjedhjeve shqiptare fleta e votimit e 18 qershorit do të jetë më e vogla.
Vetëm 15 parti të regjistruara në të, ndërkohë që rekordet e mëparshme kanë shënuar mbi 65 subjekte politike garuese në zgjedhje.
Prodhimi i fletëve të votimit do të nise në 9 maj, që është afati limit që PS e PD të gjejnë një zgjidhje për krizën politike e cila mund të fusë opozitën në zgjedhje.
Për herë të parë në histornë e zgjedhjeve, fleta e votimit do të shtypet ne greqi. Më herët ajo printohej në slloveni, itali dhe vetëm 2 herë në shqipëri.
Mësohet se kosto e prodhimit për fletat e votimit në total që duhet të paguajë KQZ përllogaritet diku te 250 mijë euro.