Eurodeputeti Eduard Kukan ka komentuar sot situatën politikë në vend, ku vlerësoi propozimet e Ramës, duke i quajtur “lëshime serioze ndaj opozitës” për të marrë pjesë në zgjedhet e 18 qershorit.
Në një intervistë dhënë gazetares së RTSH Arta Tozaj, Kukan tha se çdo bojkot i zgjedhjeve dhe çdo bojkot i parlamentit, nuk është standard europian.
“Mendoj se ato ishin lëshime serioze ndaj opozitës dhe unë do të kisha dashur që zoti Basha të thoshte se ai donte qeveri teknike e votim elektronik, por dhe se, nëse kishte mundësi të tjera për ta bindur atë se gjithçka do të jetë në rregull, nën kontroll, ai do të kishte qenë i gatshëm për ta marrë në konsideratë atë” tha zoti Kukan.
Në lidhje me Presidentin e zgjedhur Kukan shprehu besimin se Ilir Meta do të sillet si një president pro-europian.