Një ditë pasi tërhoqi kandidatin në Kavajë, kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka ndryshim për 18 qershorin. Nga Gjirokastra me rastin e ditës së Europës, Rama shprehet i palëkundur për zhvillimin e zgjedhjeve me 18 qershor.
“Edhe ne sot në Shqipëri jemi në udhëkryq, duhet vullnet për drejtësi të re. Pengesa dhe barrikada për zbatimin e reformës në drejtësi. Në këtë udhëkryq do të fitojë e ardhmja dhe nuk do të imponohet e shkuara.Do fitojë Europa në zemrat dhe në vullnetin e shqiptarëve dhe nuk do të fitojë kundërvënia ndaj saj nga frika dhe tmerri për drejtësi. Kjo është sfida për të cilën jemi të përkushtuar, shpresojmë dhe që këtë periudhë të brendshme politike ta kalojmë. Udhëkryqin politik ta kapërcejmë me njerzillëk. Ne do ja dalim, siç jam i bindur që me 18 qershor qytetarët do të japin një mesazh që rruga jonë është Europa dhe nuk mund të shtyhet më tepër në kohë”- tha Rama.