Një aksident i rëndë ka ndodhur, ku një motorr ka përplasur dy fëmijë në vendin e quajtur “Shkolla e Muzikës” në Fier.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45 minuta të ditës së sotme, kur një motor tip “Kavasaki” i drejtuar nga 31 vjeçari me iniciale E.R, ka përplasur dy fëmijë të moshës 9 dhe 10 vjeçe.
Policia sqaron se fëmijët kanë përfunduar në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit të vogël ku po kryen veprimet procedurale.