Mëngjesin e sotëm dy persona të paidentifikuar kanë grabitur një firmë private në autostradën Durrës-Tiranë.
Mësohet se grabitësit kanë hyrë nga pjesa e pasme e ndërtesës duke mos u diktuar nga rojet e sigurisë. Më pas kanë hapur kasafortën dhe në brendësi të cilës kanë marrë rreth 1.000.000 Lekë, (10 milion leke te vjetra), si dhe sistemin e regjistrimit të kamerave të sigurisë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.