“Ne kemi Veç Një Atdhe, që i kemi dhënë vazhdimisht kriza. Tani është koha t’i ofrojmë zgjidhje!”
PDIU përshëndeti nisjen e dialogut mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha duke vlerësuar veçanërisht faktin se dialogu iniciohet nga Presidenti i Shqipërisë dhe jo nga të huajt. PDIU i bën thirrje liderit të shumicës dhe atij të opozitës të ngrihen në nivelin e duhur për t’i dhënë zgjidhje krizës politike në Shqipëri.
Deklarata
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet dialogun, edhe pse të vonuar mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Basha. PDIU vlerëson faktin se për herë të parë zgjidha politike mes Mazhorancës dhe Opozitës po kërkohet në zyrën e Presidentit të Republikës dhe jo me ndërmjetës të huaj.
Kriza aktuale nuk cënon vetëm partitë politike, por Shqipërinë dhe shqiptarët. Prandaj, u bëjmë thirrje palëve të ngrihen në nivelin e duhur për të bërë lëshime reciproke e për të dhënë zgjidhje në emër të Atdheut të vetëm që kemi! Ne kemi Veç Një Atdhe, që i kemi dhënë vazhdimisht kriza. Tani është koha t’i ofrojmë zgjidhje!