Deputeti i Parlamentit Europian Eduard Kukan, ka përgëzuar Ilir Metën për zgjedhjen si President i vendit.
“Nuk kam asnjë dyshim se Shqipëria bëri zgjedhjen më të mirë” informon zyra e shtypit pranë Metës.
“Unë jam i sigurt se ju do të përdorni përvojën tuaj të madhe dhe mençurinë politike për të udhëhequr popullin tuaj drejt te ardhmes evropiane që ai meriton” , thuhej më tej në njoftimin e deputetit PE-së, Eduard Kukan.