Në fillim të vitit 1941, Lyudmila Pavlichenko ishte studente historie në Universitetin e Kievit por brenda një viti ajo u bë snajperistja më e mirë e të gjitha kohërave, me 309 vrasje të konfirmuara.
Pavlichenko lindi në vitin 1916 në një qytet të vogël të Ukrainës. Ajo përshkruhej si vajza më e padisiplinuar në klasë. Në moshën moshën 14 vjeçare familja e Lyudmilas u zhvendos në Kiev ku ajo morri pjesë në një organizatë sportive paraushtarake e cila u mësonte të rinjve si të përdornin armët.
“Kur djali i një fqinji më mburrej për aftësitë e tij në fushën e qitjes, unë fillova ti tregoj atij se këtë gjë mund ta bënte shumë mirë dhe një vajzë”– shprehej Lyudmila.
Në 1941 ajo provoi t’i bashkohej ushtrisë sovjetike për të mbrojtur atdheun e saj, por fillimisht u mohua për shkak të ginisë. Pasi tregoi aftësitë e saj në qitje, Pavlichenko u dërgua në betejat në Greqi dhe Moldavi. Ajo u dallua si snajperistja më e tmerrshme, duke vrarë 187 gjermanë në 75 ditët e para të saj në luftë.
Këtë Pavlichenko e cilëson si një ndër përvojat më të mëdha të jetës së saj.
/bussinesinsider/