Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë zgjedhjen e Ilir Metës President të vendit.
Me anë të një statusi në facebook, sipas Berishës zgjedhja e Presidentit të ri ishte një akt i ri për thellimin e krizës politike në vend.
Berisha deklaroi se Rama vrapoi të solidifikojë qëndrimin e aleancës kundër kërkesës së opozitës për zgjedhje te lira dhe për të mbyllur çdo shteg apo mundësi për të lejuar shqiptarët të votojnë të lirë.
Statusi i Sali Berishës
Nje akt i ri per thellimin krizes!
Dje parlamenti i “aleances se qelbesirave” apo i Narko-Republikes, votoi, me urdher te Norieges, Ilir Meten, kryetarin e Parlamentit dhe kryetarin e LSI si President te ardhshem te vendit.
Opozita sigurisht nuk kishte asnje ambicie per pushtet ne tavoline apo per postin e presidentit.
Ajo ka shpallur si mision te vetin rikthimin e votes se lire per shqiptaret dhe jo ndarjen ne tavoline te pushtetit. Por me kete veprim, qe ne stilin ateror te Edi Rames ngjan me ngritjen ne pergjegjesi para eleminimit, pra me zgjedhjen e Metes president, Edi Rama vrapoi te solidifikoje qendrimin e “aleances se qelbesirave” kunder kerkeses se opozites per zgjedhje te lira dhe per te mbyllur çdo shteg apo mundesi per te lejuar shqiptaret te votojne te lire dhe per te zgjidhur ne menyre te civilizuar krizen me te rende dhe me te rrezikshme qe perjeton Shqiperia nga shkurti i vitit 1991.
Qytetaret shqiptare do ti japin Edi Rames ndeshkimin e merituar! Revolucioni demokratik do fitoje!! Sb