Ilir Meta është zgjedhur dje president i Shqipërisë me 87 votat e mazhorancës. Në seancën e djeshme parlamentare ka munguar opozita por edhe ambasadorët e huaj të akredituar në Shqipëri. Për këta të fundit Meta ka një shpjegim:
“Për mungesën e ambasadorëve është përgjegjësia ose faji im pasi mendova se ishte tepër prania e tyre dje duke qënë se ishte një seancë normale dhe kur dihet që ata do të jenë të ftuar në seancën e betimit në parlament. Falenderoj ambasadën e SHBA dhe shumë ambasadorë e ambasadore që më kanë uruar përmes mesazheve pas zgjedhjeve ashtu sië falenderoj personalitete të ndryshme dhe veçanërisht udhëheqësit shqiptarë në Maqedoni, Kosovë e Malin e zi për urimin.”