Ambasada amerikane në Tiranë uron Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti të ardhshëm i Republikës së Shqipërisë.
Në një postim në faqen e Facebook të ambasadës së SHBA-së shkruhet se SHBA mirëpret sfidat për të krijuar mundësi për popullin shqiptar.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar.”