Policia e Lezhës ka sekuestruar 300 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë, gjatë finalizimit të operacionit antidrogë të koduar “Epilog”.
Blutë arrestuan në flagrancë shtetasin Pjetër Toni, 58 vjeç, banues në Ishull -Lezhë si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S.P. 46 vjeç , banues në Ishull-Lezhë dhe V.T. 25 vjeç, banues në Ishull-Lezhë.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.