Njëri prej viktimave është ish-shefi i krimit ekonomik, Ervin Dalipaj, i cili akuzohej për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pranë mbikalimit të Sukthit, në autostradën Tiranë-Durrës. Dy persona janë qëlluar me armë zjarri brenda makinës së tyre dhe kanë mbetur të vdekur në vend. Sipas të dhënave të para, rezulton se personat e vrarë pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, kanë rënë në pritën që iu ishte vënë pikërisht pranë mbikalimit në Sukth.
Njëri prej viktimave është ish-shefi i krimit ekonomik Ervin Dalipaj, i cili akuzohej për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, ndërsa viktima tjetër është identifikuar si Xhino Dautaj. Policia ka vendosur postblloqe të shumta për të bërë të mundur kapjen e autorëve.