Arben Ristani, Myslim Murrizi, Liljana Elmazi, Roland Bejko, Lefter Maliqi, Luan Baçi, Agron Kapllani e Moisi Meminaj, akuzohen për organizim protestash të paligjshme
Deputetë të PD dhe drejtues lokalë janë proceduar penalisht nga policia e Lushnjës, me akuzën e organizmit të protestës së paligjshme. Blutë e Lusnjës kanë dërguar në Prokurori materialet për dy deputetë, 4 kryetarë të PD në rrethe, një kryebashkiak dhe një ish-deputet.
Policia ka identifikuar organizatorët e protestës së djeshme në Lushnjë duke i referuar materialet prokurorisë, për drejtuesit e PD-së, Arben Ristani, Myslim Murrizi, Liljana Elmazi, Roland Bejko, Lefter Maliqi, Luan Baçi, Agron Kapllani e Moisi Meminaj. Zyrtarët e lartpërmenedur, janë fotografuar dhe filmuar nga shërbimet e policisë. “Janë kqyrur, marrë dhe sekuestruar 3 (tre) DV, me pamje filmike dhe fotografi të tubimit të lartpërmendur, me qëllim indetifikimin e organizatorëve dhe pjesmarrësve të tjerë në këtë tubim”, sqaron policia.
Gjithashtu policia thotë se janë janë identifikuar si pjesmarrës aktiv në këtë tubim 117 persona të cilët pjesa më e madhe janë banorë të Rrethit Lushnje, Divjakë, Rrethit Berat, Rrethit Fier, Rrethit Mallkastër etj.