Grupi parlamentar vendos kundër qëndrimit të Berishës i cili tha se do të rishikojë qëndrimin e tij në këtë parlament pa legjitimitet
Grupi parlamentar i PD-së ka vendosur të qëndrojë në parlament për të vazhduar betejën e fortë kundër mazhorancës. Sapo është mbyllur mbledhja e grupit parlamentar ku është vendosur të mos bojkotohet parlamenti. Ndërsa Berisha deklaroi pak çaste më parë se do të rishikojë qëndrimin e tij në këtë paralment i cili sipas tij nuk ka më legjitimitetin e duhur. “Do konsideroj seriozisht qëndrimin tim në këtë strofull krimi. Do të shoh qëndrimin tim ndaj këtij parlamenti që ka në themel hajdutët e shtetit. A jeni dëshmitarë se si Olsi Rama del protagonist në vjedhjen e shtetit në disa afera. Parlamenti ka kaluar afatin e tij. Nuk meriton të ekzistojë asnjë ditë. Unë flas si Sali Berisha, natyrisht grupi i PD merr vendimet e veta”, tha Berisha.