Ministri i Pushtetit Vendor, Eduard Shalsi tha se përpjekjet e krerëve të PD për të rikthyer 1997 dhe destabilizuar vendin, shqiptarët i janë përgjigjur duke bojkotuar çadrën që tashmë po mbahet peng nga një grup ekstremistësh.
Shalsi i ka bërë thirrje PD që të rikthehet në Kuvend dhe të regjistrohet në zgjedhjet e 18 qershorit.
“Përpjekjet e krerëve të PD për të rikthyer ’97 dhe destabilizuar vendin, shqiptarët i janë përgjigjur duke bojkotuar çadrën që tashmë po mbahet peng nga një grup ekstremistash.
Krerët e PD-së me këtë qendrim po tradhtojnë jo vetëm Partinë Demokratike por edhe Shqipërinë.
I vetmi veprim i përgjegjshëm i Partisë Demokratike do të ishte kthimi në Kuvend dhe regjistrimi sa më parë për të marrë pjesë në zgjedhje.
Vetëm kështu Shqipëria, do të mund të ecë përpara me zbatimin e reformës në drejtësi dhe te përmbush aspiratën e kahershme të integrimit në Evropë”, tha Shalsi.