Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka takuar drejtuesit e degëve, ku dhe ka diskutuar për përgatitjen e protestës që do të mbahet 7 maji në Kavajë.
Bëhet me dije se kryetari Lulzim Basha, ka kërkuar nga strukturat angazhim maksimal për protestën e Kavajë, ndërsa ka theksuar se duhet diversifikim i protestës në tiranë në mënyrë që protesta në çadër para kryeministrisë të mos zhbëhet.
Në takim me kryetarët e degëve, është diskutuar dhe ideja e mbajtjes së një proteste masive në Tiranë, por vendimi final varet nga vizita në tiranë e zëvendës presidentit të Partive Popullore Evropiane David MCallister, në përpjekjeje për të negociuar palët për zgjidhjen e krizës.