Aktori i njohur Hollywood-it, Kevin Spacey, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Jimmy Fallon, ku dhe ka deklaruar se ka kombësi shqiptare.
Në të vërtetë ishte pjesë e një loje gjatë këtij emisioni me pyetje anonime dhe frymëzuar nga tenisi që kishin luajtur së bashku. Përgjigjet duhet të ishin të shpejta, pa pasur kohë të mendosh çfarë do të thuash.
Kur Jimmy erdhi në pyetjen e 4-të të lojës dhe pyeti aktorin se çfarë nacionaliteti kishte, ai u përgjigj rrufeshëm: shqiptar.
https://www.youtube.com/watch?v=Tct-n985FTU