KQZ do të marrë sot vendimin lidhur me kërkesën që PS-LSI i kanë bërë këtij institucioni për shtyrjen e datës së regjistrimit të koalcioneve për zgjedhjet e 18 qershorit. Mbledhja e KQZ-së është parashikuar të nisë në orën 13:00. Paraprakisht, dy anëtarë të këtij institucioni, Klement Zguri dhe Hysen Osmanaj, kanë paralajmëruar votën kundër pasi shtyrja e afateve konsiderohet shkelje e ligjit.
Klement Zguri deklaroi dje: “Sot është data ligjore për të përfunduar regjistrimi. Kërkesa e dy partive nuk është legjitime. Kërkuesit nuk kanë autorizim për këtë kërkesë. Përmbajtja e saj prek zgjedhjet, i prish ato”.
Hysen Osmanaj deklaroi po dje: “Ne nuk mund të marrim atë vendim. Pasi çdo vendim që mund të marrin ne, qoftë me shumicë të cilësuar apo me votë të thjeshtë, vendimi do të jetë nul, sepse bie në kundërshtim me Kodin Zgjedhor”
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta e konsideruan kërkesën shprehje vullnetmirë për ti dhënë kohë PD. Opozita i kërkoi KQZ të respektonte Kodin Zgjedhor.